Basha takon kryeministrin e Kroacisë: Do përshpejtojmë rrugëtimin europian të Shqipërisë

18 Shkurt 2021, 12:02 | Përditesimi i fundit: 2021-02-18 15:46:06

Pas vizitës me kreun e Presidencës së ardhësme të BE në Slloveni, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Zagreb me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç, ministrin e Punëve të Jashtme  Goran Grliç Radman si dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, Davor Bozinoviç. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari i opozitës shqiptare i njohu drejtuesit e qeverisë kroate me planin e tij për integrimin si dhe angazhimin e tij nesër në qeveri për të bërë gjithçka për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve për të tu bërë pjesë e BE, proces i cili ka ngelur në vendnumëro këto 8 vite.