Basha takon tregtarët e vegjël në Vlorë: Paratë publike nuk do të shkojnë më për shpenzime luksi

9 Dhjetor 2020, 15:47 | Përditesimi i fundit: 2020-12-09 15:51:38

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me bizneset e vogla në Vlorë, ku tregtarët janë ankuar për situatën e rëndë në treg ndërsa thonë se shitja e fruta perimeve bëhet në kushte skandaloze. Basha u premtoi se nëse fiton zgjedhjet e ardhshme, paratë publike nuk do të shkojnë më në shpenzime luksi, ndërkohë që tregtarët thonë se nuk fitojnë as 10 euro në ditë dhe qëndrojnë rreth 12 orë në shi apo diell.