Basha: Të ndëshkohet Rama, Dako, Gjiknuri...koalicioni opozitar të fitojë zgjedhjet

23 Prill 2019, 12:20

Lideri i Partisë Demokratik Lulzim Basha tha se koalicioni opozitar, marrëveshja e të cilit u firmos këtë të martë nga PD-LSI dhe aleatë të djathtë,  PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU, do të zgjerohet më tej edhe me parti të tjera politike. Apelin për t'ju bashkuar këtij koalicioni, Basha ja bëri edhe përfaqësuesve nga shoqëria civile dhe grupeve të tjera të interesit. Përmes këtij koalicioni tha Basha, do të krijohen themelet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ndëshkim të krimit elektoral. "Nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri, pa u ndëshkuar krimi elektoral, duke nisur me Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknuri, pa ndëshkuar kryeministrin Edi Rama", tha Basha.

Marrëveshja opozitare - u shpreh ai - është jo vetëm kofirmim i mazhorancës së re politike, morale dhe numerike, por edhe përgjegjësi e fitores në zgjedhjet e ardhshme, të lria dhe të ndershme sipas tij. Misioni kombëtar sipas tij, është që t'i jepet fund tranzicionit politik.

"Akti i parë i këtij koalicioni do të jetë formësimi së bashku me faktorët shoqërore i platformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i reformimit të thellë të sistemit zgjedhor", tha Basha.