Basha: Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me gjak

1 Prill 2019, 19:41

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi pak ditë më parë se këtë javë qeveria do të miratojë rihapjen e procedurave për garën për ndërtimin e godinës së re në vendin ku aktualisht ndodhet teatri kombëtar ekzistues.

Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Shkodra u shpreh sot se nuk do të lejojnë që të shembet teatri dhe se do të mbrojnë me gjak nëse do të jetë e nevojshme.

"Me Teatrin Kombëtar në Tiranë i them se nuk ka për t'ia dalë, nuk ka për ta shembur dot, do të jetë një betejë dhembë për dhembë, do ta mbrojmë me gjak po të jetë e nevojshme" tha ai