Basha: Tërmeti nxori në pah shtetin e kartonit! Berisha: Rama po tenton të varë në litar mediat

15 Dhjetor 2019, 19:46

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah një shtet katoni, i rrënuar më parë nga babëzia e çdo pushtetari. Në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike i organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Basha u ndal të fliste për disa çështje, mes të tjera paketa Anti-Shpifje. Për kryedemokratin, kjo është një formë për të mbuluar të gjitha abuzimet e qeverisë Rama përgjatë këtyre 6 viteve në drejtimin e vendi. Teksa përsëriti edhe një herë pikat e planit të PD-së, për zgjidhjen e një sërë problemesh për të cilat përballet vendi, Basha bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë.

Nga ana tjetër, në të njëjtën lnjë me të, por me një gjuhë më të ashpër ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Duke e etiketuar Ramën si një kriminel, armiku i të gjithë shqiptarëve, hajdut, cënues të fjalës së lirë, ish-kryeministri bëri thirrje që të bashkohet të gjithë shqiptarët për ta larguar atë nga drejtimi i vendit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Christian Kremer, zv sekretar i Përgjithshëm i EPP, Nathalie Herberger, në emër të sekretariatit të Marrëdhënieve me Jashtë të CDU, si dhe Tobias Ruttershof, drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë.

Tërmeti i 26 nëntorit, paketa anti-shpifje e propozuar nga mazhoranca, ekonomia e vendit dhe zgjedhjet e lira kanë qenë në fokus të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ishte i  pranishëm në aktvitetin e përvitshëm të Akademisë Politikë. Duke u ndalur tek tërmeti, kryedemokrati tha se ai nxori në pah dështimin e qeverisë Rama. Sa i përket paketës Anti-Shpifje, për Bashën është një mënyrë për të fshehur të gjitha abuzimet e qeverisë së drejtuar nga Rama, teksa ka ripërsëritur disa pika nga plani i PD-së, sipas së cilit ka një zgjidhje për disa nga problemet kryesore me të cilat po përballet vendi.

"Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah një shtet kartoni, të rrënuar kohë më parë nga tërmeti i babëzi që ka penetuar në çdo qelizë. Fjalët e para dhe mirënjohja më e thellë është për solidaritetin e jashtëzakonshëm për t'ju gjendur pranë të prekurve nga tërmeti.

Një ligj të ri për Arsimin e lartë, financimi në nivele rajonale dhe më pas europiane, autonomia dhe bashkëqeverisja studentë-pedagogë janë në themel. 75 mln dollarë më shumë për arsimin e lartë! Paketë lehtësirash për bizneset që punësojnë të rinj apo të themeluara nga të rinjtë. Ne do ta nismim me anulimin e koncesioneve dhe korruptive të PPP. Do të bëjmë gjithçka që të rinjtë të zgjedhin të jetojnë këtu. Nuk ka demokraci pa liri fjale. Kjo qeveri dhe kjo kryeministër do të paraqesin dy projektligje që janë shpallje e luftës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme. Kjo qeveri do të fshehë abuzimet e saj përmes censurës së medias.

Korrupsioni, punësimi dhe emigracion kjo synon që të fshehë me anë të paketës së ashtuquajtur Anti-Shpifje. Vetëm nga emigracioni ekonomia ka humbur 560 mln euro, ndërsa spitalet kanë mungesë mjekësh. prandaj parashikojmë të rrisim pagat për infermierët dhe mjekët. Nëse nuk arrijmë të sigurojmë votën e lirë, asnjëherë nuk do mund të kemi një qeveri të përgjegjshme. Prandaj beteja jonë e të gjithë shqiptarëve që votën e lirë është jetike për mirëqenien e vendit tonë. Garantimi i votës së lirë është kryesori. Kemi ofruar bashkëpunimin tonë për Reformën Zgjedhore për t'u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë', tha Basha.

Fjalimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka zgjatur për më shumë se 20 minuta, i është dedikuar krejtësisht kryeministrit Edi Rama. Berisha ka bërë një sërë akuzash për kreun aktual të qeverisë duke e etiketuar atë si "kriminel", "hajdut", "fatkeqësi kombëtare". I pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, të organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Berisha bëri thirrje që të gjithë të bashkohen për të larguar Rama nga drejtimi  qeverisë, pasi sipas tij po cenon fjalën e lirë dhe po tallet me familjet e prekura nga tërmeti, duke thënë se ai nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të bëjë "show".

"Uroj të mos keni armiq. Kenedi thoshte dikur tre janë armiqtë e njeriut "tirania, sëmundja dhe varfëria e mjerimi" . Por të më pyesnin mua, armiku më i egër  njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë. Ai që dhunon fjalën e lirë është i aftë të kryejë çdo krim. Ky në Shqipëri e ka emrin Edi Rama, është kthyer në genet e të atit e tij, nuk marrë përgjegjës djalin për babën, jo. por Kur djali manifeston paterën e të atit, atëherë po. I ati tij firmosi varjen të litar të Havzi Nelës. I biri tij do të varë në litarë mediat, kjo është emergjencë kombëtare aq sa është tërmeti, për ta përmbysur sa më parë. Ky po tallet në mënyrën më cinike me qindra shqiptarë që janë prekur nga tërmeti. kur një qeveri vendos për gjendje të jashtëzakonshme, merr dy vendime: forcat që ajo mobilizon për t'u përballur me këtë gjendje dhe vendimi i dytë janë paratë që cakton nga buxheti. Ai ka caktuar 62 mijë euro në dy javë, është kriminel, duhet të dërgohet në gjykatë. Fondin e emergjencës e ka përdorur për luks dhe orgji. Vrasjet e tërmetit janë shtetërore, se pallatet në Thumanë nga tërmeti i 21 shtatorit ishin të pabanueshme, por nuk i strehoi askurrkund.  Ai çdo gjë që e bën e bën për "show". Të ngihemi fuqishëm se tërmeti ishte fatkeqësi natyrore, Rama një fatkeqësi kombëtare, politike", tha Berisha.

    No videos found.