Basha tha se ka viktima nga vaksinat, Rama: Lulzimi është me fatkeqësinë, jo me shqiptarët! Këngë e përditshme e Saliut nga i cili varet kokë e këmbë

6 Prill 2021, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2021-04-06 10:51:30

Për kryeministrin Edi Rama sa herë që bie një fatkeqësi, Lulëzimi është me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët dhe në këtë pandemi është me virusin.

Kreu i qeverisë, teksa po ndiqte nga afër procesin e vaksinimit masiv në Korçë së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u pyet edhe në lidhje me një deklaratë të kreut të PD-së, i cili gjatë një interviste televizive tha se procesi i vaksinimit po shkakton edhe viktima.