CDU/CSU PRO çeljes së negociatave/ Basha takim me gazetarët: Negociatat nuk hapen pa plotësuar 9 kushtet, kemi dy plane

25 Shtator 2019, 10:08 | Përditesimi i fundit: 2019-09-25 14:20:13

Një ditë pasi grupimi më i madh politik gjerman, CDU- SCU dhe SPD ka votuar 'PRO' hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me gazetarët ku është shprehur se ai personalisht së bashku me opozitën kanë ndikuar për vendimin pozitiv për këtë vendim. Fillimisht Basha ka shprehur mirënjohje për vendimin e marrë nga dy grupet kryesore të Bundestagut, CDU/CSU dhe SPD, por vënia e 9 kushteve sipas Bashës ka ardhur për shkak të keq qeverisjes së Ramës.

Kreu i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, deklaroi para gazetarëve se protestat e opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë do të vazhdojnë dhe se nuk ka asnjë tërheqje apo dorëheqje nga protestat, pasi sipas tij janë një nga mjetet më të fuqishme që opozita ka. 

Lulzim Basha tregoi se ka patur përpjekje ndërkombnëtare për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Pa dhënë shumë shpjegime ai kërkon që t’i bëhet një pyetje Kryeministrit Rama se pse refuzoi bashkëpunimin në qershor. 

Për sa i përket Reformës në Zgjedhore, Basha ka deklaruar se duhet t'i jepet fund financimit të partive nga bandat kriminale dhe se Reforma duhet të jetë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike. Më pas kreu i PD  ka deklaruar se opozita po harton një plan antikrizë dhe një platformë për Shqipërinë si e gjithë Evropa.  Kjo krizë sipas Bashës mund të kapërcehet vetëm me vullnet politik ka.

Pas një pauze nga qëndrimi 'Rama ik' duke se Basha i është rikthyer sërish kësaj duke thënë se  është momenti që ai dhe PS duhet të reagojë  për këtë krizë politike dhe t’i hapin rrugë zgjidhjes së saj.