Basha me gazetarët: Mungesa e transparencës krijon panik! Kam anëtarë të familjes me COVID në spital

9 Nëntor 2020, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2020-11-09 13:45:06

Kreu demokrat Lulzim Basha ka qëndruar te situata e Cpovid në vendin tonë. Ai ka ftuar gazetarët të të shtohet presioni ndaj Ramës, në mënyrë që të merren më shumë masa. Teksa shton se nuk bëhet fjalë për cic mice politike, Basha thotë se shifrat e fundit janë mashtrime.

"Ti bëjmë presion Ramës, nuk bëhet më fjalë për cic mice politike por çdo orë që po kalon na kushton humbje jetësh.Edhe kjo shifra e 2 humbjeve të jetëëve dje është gënjeshtër shifrat janë të tjera unë i di me emra se i kam të afërt të të afërmve. i njoh. Mund të bëhet shumë më shumë nga çfarë është bërë. Ka paguar ditën e premte për inceneratorët. për inceneratorin e elbasanit. Imagjino çfarë mund të ishte bërë me këto lekë për të infektuarit", tha Basha.

Kreu i PD Lulzim Basha në një takim me gazetarët ka folur për situatën e Covid.

Ai ka deklaruar se mungesa e informacionit dhe transparencës krijon panik."Mungesa e informacionit dhe transparencës krijon panik. As unë dhe as përfaqësues të opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. Ju jeni burimi i vetëm i informacionit rreth asaj që po ndodh në spitalet COVID. Trajtimi i pacientëve në shtëpi sjell kosto shumë të larta. Përqendrimi  në Tiranë ka sjellë kolaps në spitale", tha Basha.