Për Lulzim Bashën i vetmi fajtor për mos hapjen e negociatave është Edi Rama, të cilin e ka 'thumbuar' edhe për mjekrën. "Por Macron kërkon të reformojë verifikimin e së vërtetës për Ballkanin. Nuk shkohet në Europë me 'Toyota Yaris' dhe as me paratë e tyre. Macron po kërkon reformë për kontrollin e atyre që duan të hyjnë në klubin e vendeve më të pasura të botës.
Shqiptarët ikin në Francë, se të drejtat janë njëlloj, trajtimi para ligjit është i njëjtë. Macron po kërkon të reformojë mënyrën si vendet e ardhshme do të kontrollohen që të mos kenë dështime si në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë. Në Francë prej 2013 po shkonin nga një mijë në javë. Ata thonë prit, prit mos e hap derën akoma se nuk është gati. Këta që na lënë mjekrën si Ismail Qemali dhe na shiten si patriotë të mëdhenj, këtej marrin policë të FRONTEX në kufi" tha ai.