Basha tjetër thirrje Ramës: Mbyll fasoneritë dhe call center, punonjësve jepu pagën minimale, kostoja 15 mln euro në muaj

27 Mars 2020, 19:22

TIRANE-Lulzim Basha i kërkon qeverisë që të mbyllë fasoneritë, call center dhe të gjitha sipërmarjet e tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kryetari i PD-së tha se mbyllja të paktën të bëhet për 4 javë, pra një muaj, ndërsa kostoja sipas selisë blu është 15 mln euro në muaj.