Basha tregon numrin e punonjësve të larguar prej fillimit të pandemisë

16 Prill 2020, 20:40

Lulzim Basha u shpreh se prej 12 marsit janë larguar nga puna 54917 punonjës. "Nga 12 marsi deri tani sipas burimeve zyrtare por të pashpallura raportohen 54917 punonjës të larguar nga puna" tha Basha. Gjithashtu, lideri demokrat kishte një tjetër akuzë për qeverinë. "Treguesi më cinik i kaosit dhe kolapsit total. Si mund të mendosh në këtë situatë heqjen e TVSH-së së jahteve, kur ke mijëra familje pa ushqime, që u kanë shteruar" tha ai.