Basha u 'kërkon' votën fermerëve në Lushnje: Me ardhjen tonë në pushtet do ketë 100 mln euro subvencione çdo vit! 50 mln euro për përmirësimin e infrastrukturës bujqësore

9 Tetor 2020, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2020-10-09 14:48:23

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon turin e tij nëpër Shqipëri ku zhvillon takime me qytetarë të ndryshëm. Mëngjesin e kësaj të premte, ai u ndal në Lushnje me fermerë dhe blegtorë.

Indirekt ai u kërkoi votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme teksa premtoi se me ardhjen në pushtet PD do të vendosë në dispozicion të bujqësisë dhe blegtorisë, 100 mln euro subvencione në ndihmë të fermerëve dhe 50 mln euro në vit për ndërtimin e infrastrukturës.