Basha u 'shtrin dorën' qytetarëve në Kurbin: Na pret një betejë përpara, kemi nevojë për ndihmë

8 Tetor 2020, 11:29 | Përditesimi: 8 Tetor 2020, 14:55

Kreu demokrat Lulzim Basha, gjatë një takimi me biznese dhe qytetarë të Kurbin, është shprehur se përpara e pret një sfidë e madhe dhe se ka nevojë për ndihmën e tyre, p♪7r të fituar zgjedhjet parlamentare.

"Na pret një betejë përpara, nuk do jetë e lehtë por me bashkimin e shqiptarëve do të jetë e mundur. Sot ne fjalën kemi nesër do të marrim vendimet tona dhe sot kemi nevojë për ndihmë", tha Basha.

Gjatë takimit, kreu demokrat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se po e çon vendin në greminë sepse sipas tij u jep lek oligarkëve.

"Ky po ne çon Shqipërinë në gërminë. Paret e shtetit i ka fut në xhepat e vet dhe në të oligarkëve. Rama ua jep lekët oligarkëve. Ne duam që lekët tuaja të vijnë e ju.  Ai i merr dhe i shpërdoron.

Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera. Duam sduam ne përgjegjësitë i ka akoma ky. Ne kemi sot fjalën. Për pensionistët kemi kërkuar 20 mijë lekë shtesë.  Për bujqësinë ne kemi një plan që kemi fillu me e shpalos. Në bazë të prodhiumit merr subvencione siç merr femeri në Kosovë", shtoi Basha.

b.ha./Shqiptarja.com