Basha video-mesazh shqiptarëve për paketën anti-shpifje për mediat online

16 Dhjetor 2019, 18:20 | Përditesimi i fundit: 2019-12-16 20:28:11

TIRANË - Lideri demorkat Lulzim Basha ka bërë një video-mesazh për shqiptarët shpërndarë në rrjetin sopcial Facebook për fjalën e lirë dhe rrezikun sipas tij të rënies në autoritarizëm me dy p/ligjet anti-fjalë e lirë hartuar nga qeveriaTë nderuar qytetarë,
 
Në këto ditë të vështira të përballimit të pasojave të katastrofës humanitare të tërmetit do kisha preferuar që e gjithë koha dhe vëmendja ime të ishte në funksion të bashkëqytetarëve të prekur dhe të mos isha i detyruar tu drejtohesha me këtë mesazh.
 
Mirëpo rëndësia që ka liria e shprehjes për demokracinë tonë dhe kërcënimi i rëndë që po i vjen kësaj lirie thelbësore nga paketa ligjore e propozuar prej qeverisë, më kanë detyruar mua dhe gjithë opozitën e vendit për t'u angazhuar në kundërshtim të saj.
 
Ajo që na ndodhi nuk ishte vetëm një fatkeqësi natyrore, por edhe një fatkeqësi njerëzore, sepse po mos të kishim pasur abuzimin, papërgjegjshmërinë, neglizhencën apo paaftësinë e zyrtarëve të kësaj qeverie, numri i viktimave dhe dëmet do të kishin qenë shumë më të vogla.
 
Mirëpo në vend që qeveria të merrej me ndihmën ndaj të dëmtuarve dhe me vënien para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve të saj përgjegjës, ajo është duke e përdorur politikisht këtë katastrofë për të bërë shoë mediatik populist dhe për të fshehur një tërmet që po i shkakton themeleve të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.