Basha voton për kandidatët në listën e PD: Me ne zëri i çdo qytetarëve do ketë peshën e vetë, jo më qeveri e kapur nga një grup njerëzit

10 Tetor 2020, 11:29

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur  votën e tij si anëtar i PD për të votuar kandidatët për deputet në listën e demokratëve pranë gjimnazit Partizani në degën nr. 8. Për mediat ai tha se ky proces tregon demokratizimin e PD dhe nesër për qeverinë kur të vij në pushtet, ku zëri i çdo qytetarëve do të dëgjohet dhe do ketë peshën e vetë dhe nuk do të ketë më qeveri të kapur nga një grup njerëzish.