Basha zbardh bisedën me Di Maion: I kërkova të na sigurojë vaksinën anti-COVID, u zotua se do na ndihmojë!

20 Nëntor 2020, 16:56 | Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 17:03

Në përfundim të takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio, kreu demokrat Lulzim Basha ka zbardhur temat për të cilat kanë diskutuar.

Basha tha se i ka kërkuar Di Maios ndihmë për vaksinën anti-COVID, pasi ta ketë marrë edhe Italia dhe nga ai siç thekson kreu demokra tka marrë një zotim se do të na ndihmojë.

Një tjetër temë e diskutuar mes tyre, Basha thotë se është edhe integrimi i Shqipërisë në BE, dhe këtu ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se po i mbyll Shqipërisë derën e Integrimit.

"Duke iu referuar rolit historik të iltalisë në ndihmë t ëshqipërisë, i kërkova që të bëjë gjithçka që të sigurojë së pari akses në vaksinat anti covid që po prodhohen dhe që do jenë të gatshme në muajt në vijim. Mora një zotim konkret që fillon me angazhimin për të ndihmuar personelin shëndetësor shqiptar me vaksinë sapo kjo të jetë e disponueshme për republikën Italiane. E dini  që qeveria jonë ka bërë një rezervim me Covax. Covax perdoret nga vendet në zhvillim. Në një kohë që vendet e zhvillusara po konkurojnë të marrin sa më parë vaksinën vendet e vogla do mbeten në fund të rradhës, dhe mënyra më e mirë është për ti kërkuar ndihmë një miku të madh siç është italia që të mos harrojë motrën e vogël. Dua ta falenderoj publikisht edhe për angazhimin e tij.

E dyta që diskutuam ka të bëjë me integrimin europian të vendit, për herë të 7 në 7 vite Shqipëria rrezikon një jo. Sepse vendi ende nuk ka një gjykatë funksionale të lartë. Edhe BKH ka një drejtues por edne staf për të qenë funksional SPAK ka filluar punën por ende pa rezultat.

r.k./Shqiptarja.com