Basha zbret në bazë: Tur kombëtar në të gjithë vendin për të dëgjuar rininë

31 Tetor 2019, 18:51 | Përditesimi i fundit: 2019-10-31 19:00:09

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zbret në terren për të mobilizuar bazën. Ai deklaroi mbrëmjen e sotme në një takim me FRPD-në se do të ketë një tur në të gjithë vendin për të diskutuar me të rinjtë. I pranishëm ishte edhe kryetari i Forumit Rinor të CDU-së gjermane, Tilman Kuban që shprehu mbështetjen për partinë simotër në Shqipëri, PD-në.

"Kjo e enjte shënon nisjen e turit kombëtar për rininë që do të shtrihet anembanë vendit dhe që këtë ta bëjmë në një prani kaq të shquar dhe të nderuar me miqtë nga Gjermania, të partisë sonë simotër, së kancelares Merkel, Tilman Kuban dhe delegacionin që e shoqëron, të gjithë anëtarë të kristian-demokratëve gjermanë. Sot dua në radhë të parë t'u dëgjoj, sfidat, shpresat, dëshirat dhe aspiratat tuaja" tha Basha.