Basha zbulon: Rama planifikon dorëheqjen e Milva Konomit për ta caktuar në Bashkinë e Durrësit

14 Tetor 2020, 14:59 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 15:03:23

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar planin sipas tij të Ramës për të vendosur Milva Konomin në krye të Bashkisë së Durrësit, për një aferë korruptive miliona eurosh.

"I kemi parë këto premtime të përsëritura prej 8 vitesh dhe e kemi parë edhe përgjigjjen që ka marrë. Janë premtime të bëra që në 2013, që po i bën prapë në 2020. Premtimi për heqjen e akcizës është që në 2013.  

Sot premtoi që gomari flulturon, i vetmi gomar që fluturon me paratë e oligarkëve dhe nuk ndihmon njerëzit dihet se kush është. Shqiptarët nuk i besojnë.
Çfarë masash ke marrë sot për premtimin që i ke dhënë që në mars për infermierët. Premtimet para zgjedhjeve nuk ia beson as familja e vetë, nuk ka shqiptar që t'ia besojë. Një njeri që ka thyer çdo premtim meriton vetëm tallje dhe përbuzje. Shqetësimi im është për shqiptarët që kanë humbur vendin e punës.

Në kohën e pandemisë vidhte para me tendera sekretë edhe në kohën e tërmetit vidhte para.

Kur e gjithë bota donte që të na ndihmonte, ky e kishte mendjen të bënte afera.

Për incineratorët po bëhet gati që ta shkarkojë për herë të pestë apo të 6 kryetaren e Bashkisë së Durrësit, se nuk pranon zonja që nuk ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh se shefja e kadastrës së Vlorës. Nuk pranon që të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek incineratori i Tiranës dhe po bëjnë gati Milva Konomin që të japë dorëheqjen si deputete dhe të komandohet atje. Ky është plani", tha Basha.