Në një dalje për mediet lideri demokrat Lulzim Basha u shpreh se opozita nuk do ketë kthim pas dhe do vazhdojë të protestojë derisa të rrëzohet kjo qeveri e cila sipas tij është e lidhur me krimin. Basha tha se zgjedhjet nuk do të mbahen, pasi 1 milionë shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit.
"Koalicioni opozitar ka shqyrtuar gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi, pas asgjësimit të gjykatave dhe kapjes së prokurorit. Përmes përgjimeve provohet përfshirja e Edi Ramës në vjedhjen e votave. Bild ka bërë një panoramë për narkoshtetin tonë por ka zbuluar diccka që organet ligjzbatuerse në Shqipëri, në dosjen 184 figuron vetë Rama duke u sigurruar për skenarin e vjedhjes së votave.
Gjylameti do ishte bashkë me Spiropalin në këtë dosje. Spiropali është pjesë e hetimeve për dosjen e Xibrakes. Nuk ka njeri që nuk e di që Edi Rama ka blerë votat. Këtë parlament e ka diktuar krimi. Jemi në kushtet e një grushti shteit. Edi Rama ka përcaktuar një kur pëprlasje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve për bashkitë e vendit, të cilat kryesohen nga vrasës, përdhunues, shokës e Elvis Roshit. Në Dibër të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala. I pari është pjesë e dosjes, i dyti ish-sekretar i PD në Dibër. Zgjedhje nuk do të ketë. Edhe formalisht vendi është me një regjistër të gjendjes civile të masakruar nga Rama dhe Lleshaj.
Mbi 1 milionë shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit. Vangjush Dako ikën nga gara dhe përcakton se kush do të garojë. Pyetja është a do vazhdohet që grushti i shtetit të çohet deri në fund për të çinstaluar tiraninë e krimit. Vendimi unanim i opozitës është përballje metë gjitha format. Nga ky moment ne jemi dhe do të jemi bashkë më qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët e juntës kriminale. Skenari tjetër është që Shqipëria të bjerë si shtet i së drejtës. Ne këtë skenar nuk e pranojmë, Betejën do ta vazhdojmë kundër kësaj junte kriminale e cila do të asgjësojë të ardhmen e shqiptarëve", u shpreh Basha.