Basha-Rama replika në distancë për COVID-in! Kreu i PD: Dhe sa njerëz do vdesin për fajin tënd! Kryeministri: Ti s'ndalon as aleaten tënde në fushatën e saj për përhapjen e virusit

2 Nëntor 2020, 16:34 | Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 16:34

TIRANË- Kryedemokrati Basha e kryeministri Rama janë përplasur në distancë për situatën COVID-it. Ishte Basha i pari që nisi "lojën" e reagimeve", mes akuzave për qeverinë se  se ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

Përgjigja nuk mungoi nga kryeministri Edi Rama, i cili tha s’ndal dot as aleaten e tij Kryemadhin që të ndalë fushatën e përhapjes së COVID. Kaq ka mjaftuar që Basha dhe Rama të vijojnë replikat në distancë, duke sjellë reagime të njëpasnjëshme mes akuzave të forta dhe ironive nga të dyja palave.

r.k./Shqiptarja.com