’Bashës i jap vend të parë për Miss Albania’ ,qytetari bën komentin epik për liderin e opozitës

13 Qershor 2020, 10:00

Një qytetar që telefonoi nga juglindja e vendit mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ironizoi takimet që po bën kreu i PD-së Basha me fermerët dhe bujqit. Duke folur me gazetarin Andi Kapxhiu ai e vuri veten në rolin e një anëtari jurie dhe tha:” Për Miss Albania Bashës i jap vendin e parë”.