Bashkëpunimet afrikane të këngëtares Eltina Minarolli

12 Nëntor 2019, 13:04

E ftuar në “Rreze Dielli”, këngëtarja Eltina Minarolli ka folur rreth dy bashkëpunimeve të saj të fundit me dy afrikanë dhe planet për të tjera bashkëpunime ndërkombëtare, disa prej të cilave do të shoqërohen edhe me videoklip. Eltina tregon për udhëtimin e saj të fundit në Bali, nga ushqimet deri te flirtet me turistët e huaj. Në “Rreze Dielli” ajo tregon në udhëtime ka qenë ‘e pashoqëruar’. Krahas planeve për bashkëpunime ndërkombëtare, këngëtarja do vijë edhe me një këngë me mbesën e saj, teksti i së cilës është shkruar nga vetë 10 vjeçarja.