TIRANE-Gjatë takimit të përjavshëm në Kryeministri për ‘Bashkëqeverisjen me qytetarët’, kreu i qeverisë Edi Rama u bëri thirrje të gjithëve që të ankohen për problemet e tyre në platformë, pasi kjo është rruga më e sigurt. Një qytetar nga Frakulli i Fierit, tregoi se pas problemit me rilidhjen e energjisë elektrike në banesën e vëllait iu drejtua platformës duke gjetur zgjidhje. “E ndërsa më parë më sorollatnin, pasi iu drejtova platformës, ata erdhën. Shtëpia ishte e rrethuar, nuk e di nga u futën, se më parë merrnin në telefon se ishte dera mbyllur. I thash, por nga u futët që erdhën dhe e rregulluat, ai tha po lere nga u fute, por a ke drita”. Pasi shpjegoi rastin, qytetari Avni Kalaj iu drejtua kryeministrit duke i thënë ‘kjo rrugë ishte zgjidhja më e thjeshtë, ti je arkitekti i kësaj”. Ndërsa kryeministri me një batutë iu përgjigj ‘Thuaja këtyre që na ndjekin, se do të thonë më pas je i FRESSH-it’.
Ndërkohë që një tjetër qytetar u shpreh se problemet me pronën e kishin detyruar që të kërkonte azil, por me ardhjen e PS-së në pushtet, u rikthye për të zgjidhur çështjen. “Enkelejd Alibeajt i dërgova tre kërkesa dhe i kërkova edhe pritje por nuk u bë. Nga sulmet se kërkoja të drejtën time, ika dhe kërkova azil në Suedi.
Kur PS erdhi në pushet, më thanë duhet të kthehesh, po u thash se kisha frikë. Isha votues i krahut të djathtë dhe PD, por as kryeministri dhe as ministri nuk më pritën dhe nuk më takuan. Ndërsa ky kryeministër që nuk e kam votuar më zgjidhi hall. Falënderoj kryeministrin dhe këtë qeveri. Ky ka kundër të gjithë kriminelët dhe gjyqtarët e shkarkuar kundër, por ka popullin me vete”tha Nuredin Cena. Në fund kryeministri Rama, kishte një mesazh për gjithë ata që e cilësojnë si arrogant. “Se ma kanë gjetur këtë tani, se përgjigjesh në mënyrë arrogante, por të gjithëve atyre që thonë këtë u them se nuk ka problem, pasi do të shohin sesa kryeministra më pas nuk do u përgjigjen fare. Përgjigjet unë i jap sikur i kam, se nuk kam as mundësi ti zbukuroj, se me qindra mesazhe që vijnë cdo ditë duan përgjigje, por kur them drejtohuni te Shqipëriaqëduam, është për t’u dërguar për të gjetur zgjidhje” përfundoi ai.
‘Bashkëqeverisja’/ Qytetari: Ti je arkitekti! Rama batuta: Do të thonë se je i FRESSH-it
No videos found.