Bashkëshorti i zëdhënëses së PD, përfitues i mbi 6 milion € nga tendera për furnizim me naftë të institucioneve

30 Gusht 2020, 22:28

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa del pothuajse përditë nëpër media shqiptare duke denoncuar çdo tender që zhvillohet në vend si një rast korrupsioni, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Fabian Goçi, biznesmeni 35-vjeçar i disa prej kompanive të naftës në Shqipëri, rezulton të jetë një nga njerëzit kryesorë që furnizon me naftë, benzinë e vajra, institucionet shtetërore të vendit.

I riu nga Gjirokastra, mbështetës i Partisë Demokratike, që disponon 7 kompani, nga viti 2015 deri në fund të dhjetorit 2018, ka fituar nga buxheti i shtetit një shumë prej 733,809,190.00 lekë të reja ose 6 milion euro, si pasojë e fitimit të tenderave dhe lidhjes së kontratave me institucionet për furnizim me naftë, benzinë e aksesorë të ndryshëm të hidrokarbureve. Po nga sa kuptohet sipas opozitës, për të qenë në rregull mjafton që një tender fitohet nga një kompani afër PD-së