Bashkia Bulqizë shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë

20 Mars 2020, 20:11

Bashkia e Bulqizës ka shpërndarë 50 kg pako ushqimore për familjet në nevojë në Gjoricë. Kreu i bashkisë Lefter Alla tha në ditët në vazhdimësi do të shpërndahen edhe në njësi të tjera.

"Sot kemi qenë në Gjoric, nesër do shkojmë në disa njësi të tjera. Sot ishte dita e tretë që kemi shpërndarë ndihma për familjet në nevojë e do vazhdojmë dhe në ditët në vazhdim për të shpërndarë ndihma në të gjitha njësit", tha Alla.Në bashkinë e Bulqizës janë rreth 320 familje që do u shpërndajmë ndihma. Plus ndihmave u kanë shpjeguar që mos të rrinë të grumbulluar në fshat dhe u kanë thënë që mos të dalin nga shtëpia. Për kërkesat e tyre duhet të lidhet me administratorin e njësisë.