Bashkia e Elbasanit krijon kushtet higjeno-sanitare, rihapet pas një muaji tregu i fruta-perimeve

16 Prill 2020, 14:23

Bashkia e Elbasanit ka rihapur pas 1 muaji tregun e fruta-perimeve të mbyllur në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së covid 19. Mbyllja u bë pas masave të kërkuara për krijimin e kushteve të higjienës në të gjitha tregjet. Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja së bashku me prefektin e qarkut Maksim Malaj inspektuan funksionimin e tregut të fruta perimeve që nisi funksionimin e tij.