Bashkia e Tiranës do mbulojë shpenzimet funerale për ata që humbin jetën për shkak të COVID-19

6 Prill 2020, 16:10

Të gjitha shpenzimet funerale të familjeve që kanë humbur të afërmit prej COVID-19, do të mbulohen nga Bashkia e Tiranës. Gjatë ndarjes së pakove ushqimore për familjet e Kujtim Halilit, Ramiz Kalasë, Zoje e Lutfi Totës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga vendimet e sotme të Këshillit Bashkiak do të jetë pikërisht lehtësimi i familjeve që në këtë periudhë të vështirë humbasin të afërmit e tyre.