Bashkia e Tiranës ndihma për banorët e Korçës, Veliaj: Do rindërtojë disa shtëpi

4 Qershor 2019, 11:35

Qytetarët e Tiranës janë solidarizuar me banorët e qytetit të Korçës dhe kanë mbledhur një numër të madh ndihmash që përfshijnë ushqime dhe veshmbathje. Kamioni i dytë, me një 200 pako ushqimore dhe 300 batanije është nisur drejt Korçës në ndihmë të banorëve të prekur nga seria e tërmeteve. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka njoftuar gjithashtu se pas zgjedhjeve, kur të krijohet Këshilli i ri Bashkiak, Bashkia e Tiranës do të marrë një numër shtëpish në Korçë ku do të bëjë rindërtimin e tyre.

"Si prindër të një bebi të vegjël, kishim merak fëmijët e vegjël, prandaj u kujdesëm që të jepnim panolino, qumësht. Duhet të bëjmë diçka. Edhe pas mbushjes së 3 kamionëve do e mbajmë stendën hapur, një mundësi e mirë për sevap. Kemi çuar një ekip emergjencat, staf mjekësor dhe para mjekësor. Një nga vendimet e para do të jetë një fond për ndërtimin e disa shtëpive. Duam të marrim një numër shtëpisë në qytetin e Korçës. Është mesazhi më i mirë i një dite besimi", tha Veliaj.

Bashkia bën të ditur se deri më tani janë mbledhur 200 pako ushqimore dhe 300 batanije, si dhe tezga do të vijojë të qëndrojë e hapur gjithë ditën. "Një mundësi e mirë për të bërë sevap këtë ditë Bajrami", e cilësoi Veliaj.