Bashkia e Tiranës shpërndan pako, Veliaj: Jeta e mund vdekjen, shpresa mund mërzinë

12 Prill 2020, 14:01

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në familjet e Ndoc Tushës dhe Marie Gilardit, të cilët këtë periudhë të vështirë po e kalojnë larg fëmijëve të tyre. Teksa kërkoi që të respektojnë masat e marra për të qëndruar në banesë, ai i siguroi se për çdo nevojë, nuk do t’u mungojë ndihma e institucioneve dhe e dhjetra të rinjve vullnetarë që i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të  moshuarit e vetmuar.

 “Gëzuar Pashkët! Të kam sjellë vezët e Pashkëve sepse më thanë që i feston. E di që i ke fëmijët larg, por nuk doja që ta kaloje Pashkën pa një vizitor. Vetmia është e vështirë, por duhet të bëhesh i fortë. Edhe Krishti, në Pashkë, këtë na mësoi: se jeta e mund vdekjen, shpresa e mund mërzinë. Sapo të kalojë kjo situatë, do vijnë edhe nipat e mbesat të të vizitojnë”, i tha një të moshuari Veliaj.