Bashkia e Tiranës vlerëson ish-futbollistët legjendë të Tiranës, Dinamos dhe Partizanit! Veliaj: Vitin e ardhshëm do ringrihemi më të bashkuar

28 Dhjetor 2020, 19:35

Tre skuadrat kryesore të kryeqytetit, të cilat kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, Tirana, Dinamo dhe Partizani, u vunë sot përballë njëra-tjetrës në një garë mes ish-futbollistëve legjendarë të secilit ekip, si një mënyrë për të vlerësuar lojtarët që kanë kontribuar në zhvillimin e sportit. Në këtë ndeshje të organizuar nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës morën pjesë edhe sportistët e njohur Devi Muka, Redi Jupi dhe Erion Bogdani