Bashkia Gjirokastër në ndihmë të biznesit: Bileta falas për guidat në muze dhe falje të disa taksave

27 Maj 2020, 14:15 | Përditesimi i fundit: 2020-05-27 15:09:04

Pandemia bllokoi bizneset dhe turizmin në të gjithë vendin duke krijuar ngërç ekonomik. Në Gjirokastër, biznesi në pazarin karakteristik të qytetit është bllokuar pasi në vend nuk ka asnjë turistë të huaj dhe vendas, me të cilin qyteti ka përfitimet më të mëdha ekonomike. Në një intervistë për Report Tv, përfaqësuesja e Bashkisë Gjirokastër, Loena Bakuli tha se janë marrë disa lehtësime për bizneset dhe operatorët turistik për këtë situatë pandemie, duke falur disa taksa dhe ofruar bileta falas për guidat në muze.

'Jemi në fazën e hapjes në nivel kombëtar dhe bashkia është duke projektuar një strategji për rimëkëmbje ne e ekonomisë. Lehtësim i pagesës së taksave nga 1 mars-30 prill mbi tarifën e ndriçimin dhe pastrimit që të mos paguhet për këto dy muaj, dhe ambientet me qira në administrim të bashkisë do u falet qiraja. Gjithashtu bashkia Gjirokastër ka vendosur që të lidhet me operatorët turistikë dh të ofrojë falas biletat në vizitat në muze apo qendra të ndryshme kulturore duke u integruar në guida të ndryshme", tha Bakuli.