Bashkia i jep 10 ditë afat FRD-së të lirojë ambientet, Shehu: S'dalim nga zyra, do e çojmë çështjen në Gjykatë! Do presim vendimin

13 Mars 2021, 15:06

#reportTV #lajmeshqip #lajme 24 orë nga përplasjet në godinë, Bashkia e Tiranës i ka dhënë e 10 ditë afat FRD që të lirojë ambientet. Kryetari i FRD Sali Shehu në një deklaratë për shtyp tha se nuk ka ndërmend të lirojë zyrat deri në vendimin e Gjykatës. Ndërsa tregoi para medieve shkresën e dërguar nga bashkia ai theksoi se nëse ajo do të ishte dërguar më parë, situata e djeshme nuk do të kishte ndodhur. "Këto nuk janë akte banditeske, nëse ky dokument do kishte ardhur ditën e parë s'do kishte ndodhur kjo ngjarje por do ishim në gjykatë duke e zgjidhur këtë situatë sipas ligjit. Ne jemi në godinë do vazhdojmë fushatën i njoftova të na lirojnë kushtet duke na lëshuar energjinë. Do marrim vendimin e gjykatës si të vendosë gjykata do veprojmë. Me vendim të gjykatës do ecim. Më lejoni tu përqafoj tu jem mirënjohur për të gjithë mbështetjken që i keni dhënë FRD. Kjo ishte një përballje midis të mirës dhe të keqes", tha Shehu.Më parë Shehu pranoi për Report Tv se kontrata e tij më bashkinë e Tiranës për zyrat e FRD-së ka përfunduar me 3 shkurt të vitit 2016. Por këtu theksoi se bashkia ka detyrim ligjor që ti ofrojë partisë politike që plotëson kriteret ligjore një godinë, madje edhe rinovimi i kontratës sipas tij duhej të bëhet nga ana e bashkisë. Sipas tij ligji u njeh të drejtën që të gëzojnë zyrat deri në momentin që plotësojnë të drejtat ligjore, pasi është një krontratë midis dy enteve publike për një të mirë publike. Vetë Shehu kaloi natën brenda zyrave të FRD, teksa ka zhvilluar edhe takime me eksponentë të opozitës së Bashkuar. Dje kur ndodhi përplasja fizike ishte dhe presidenti Ilir Meta i cili u përplas me policinë dhe përfaqësues të bashkisë së Tiranës në zyrat e FRD. Madje ata kanë hyrë me forcë në zyrat e FRD-së, ku nuk kanë munguar as kërcënimet nga kreu i shtetit, duke u thënë policëve që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.