Bashkia Shkodër 'vishet' me ngjyrat e flamurit italian: Streha e shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut

23 Mars 2020, 18:47

Lidhja e shqiptarëve me Italinë është e fortë dhe vijon të mbetet e tillë edhe në kohë lufte botërore, ku çdo vend është i vetëm në këtë betejë. Pas Vlorës dhe Durrësit, Shkodra është solidarizuar me viktimat e shumta në Itali, duke shprehur ngushëllimet dhe lutjet që kjo gjendje të marrë fund sa më shpejtë. Bashkia e Shkodrës është 'veshur' me ngjyrat e flamurit italian, ndërsa në një postim në Facebook Volta Ademi shprehet se Italia ka qenë dera e hapur e shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut.