Bashkia Tiranë: Falen detyrimet për zënie hapësire publike në mars-prill, taksat e qershorit shtyhen për në gusht

10 Prill 2020, 15:50

Bashkia e Tiranës njofton se ka ndërmarrë një sërë masash për të lehtësuar qytetarët dhe bizneset nga problematika ekonomike që po shoqëron përhapjen e koronavirusit në vend.

Këto masa kanë të bëjnë me lehtësimin e barrës fiskale që duhet të paguhet në përputhje me ligjin për pushtetin vendor, si dhe me vendimet e Këshillit Bashkiak për detyrimet financiare vendore gjatë vitit 2020.