Bashkimi doganor, heqja roaming, njohja e patentave/ 9 Marrëveshjet e firmosura nga dy qeveritë

26 Nëntor 2018, 14:07

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar disa marrëveshje për të lehtësuar barrierat ekzistuese ndërmjet dy vendeve. Kryeministrat Rama dhe Haradinaj si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të të dy vendeve kanë nënshkruar publikisht 9 marrëveshje.

Disa nga marrëveshjet e rëndësishme të firmosura janë unifikimi doganor, heqja e tarifave roaming, njohja e ndërsjellë e patentave mes dy vendeve etj. Marrëveshjet e firmosura sot në Pejë pritet të lehtësojnë komunikimet mes biznesit dhe qytetarëve të të dy vendeve, duke shmangur ato barriera që ishin pengesë deri sot.