Bashkitë i ndërlikojnë jetën të moshuarve! Në Elbasan numrat e ndihmës në një...link!

9 Prill 2020, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 14:25:46

Qeveria ka vendosur që pensionistët duhet të qëndrojnë në shtëpi deri në një urdhër të dytë, si masë për mbrojtjen dhe parandalimin e COVID-19. Për këtë është vendosur që të moshuarve të vetmuar do t'u shërbehet nga autoritet sociale shtetërore. Në këto kushte disa nga bashkitë në vend kanë vendosur numra telefoni ku pensionistët mund të telefonojnë për të kërkuar ndihmë.

Por sa funksionon kjo në të gjitha bashkitë?

Nga një monitorim i Report tv një ndër bashkitë më të mëdha në vend si ajo e Elbasanit me në krye Gledian Llatja nuk ka vendosur një numër telefoni ku pensionistët të kërkojnë ndihmë, në faqen zyrtarë të bashkisë është vendosur vetëm një link ku shkruhet personat e moshës së tretë që kanë nevojë për ushqime dhe medikamente mund të shkruajnë në këtë link. Por sa e lëhtë është kjo metodë për të moshuarit, të shkojë në një faqe on line, të shohë me radhë postimet e bashkisë dhe diku të gjej një link ku të klikojë dhe të plotësojë një sërë procedurash për thirrje për ndihmë. Sigurisht që kjo do ishte pothuajse e pamundur për moshën e tretë ku dhe përdorimi i një numri telefoni ka rezultuar e vështirë aq më pak klikimi në një link specifik.

Nje tjeter bashki eshte edhe ajo e Tropojës e cila përfshin 8 njësi administrative dhe nuk ka një numër specifik ku të moshuarit mund të telefonojnë për nevojat e tyre.