Bashkitë në aksion, shpërndahen pakot ushqimore dhe medikamentet për pensionistët

21 Mars 2020, 16:14 | Përditesimi i fundit: 2020-03-21 16:54:24

Në të gjithë vendin ka filluar shpërndarja e pakove ushqimore për pensionistët dhe familjet në nevojë. Grupet e punës së bashkisë nga veri në jug të vendit kanë shpërndarë pakot ushqimore dhe medikamente, ndërsa u bëhet thirrje që të mos dalin nga shtëpia dhe të telefonojnë në numrat e dhënë për çdo problem dhe kërkesë që kanë.

Në të gjitha bashkitë e vendin, grupet e punës kanë informuar pensionistët se pensioni do ju vijë në shtëpi dhe se ata nuk duhet të dalin, por të ruajnë vetën në shtëpi. Madje edhe një ekip mjekësor do të vizitojnë pensionistët në mënyrë periodike për të parë shëndetin dhe gjendjen e tyre.