Batuat / 'Hiq çorapet e kuqe dhe martohu', kryeministri: Majko se 'gëlltiste' dot të isha kryetar i PS-së, i riu Ramës: Mos më ngacmo më

24 Nëntor 2018, 00:28

Sa herë ata janë bashkë në aktivitete politike të PS, nuk mungojnë batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Edhe sot në shpërndarjen e teserave të anëtarësimit për simpatizantët e PS-së në Njësinë Nr.5 në Tiranë, Rama ka shkëmbyer batuta me Majkon. 

Për të disatën herë, Rama rrëfeu se kartën e anëtarësimit në PS ia ka dhënë Pandeli Majko. Duke u rikthyer në retrospektivë, kreu i qeverisë tha gjithashtu se Majko nuk kishte kishte qenë dakord që ai të kandidonte për kryetar PS-je. Ajo që i kishte propozuar Majko, tha Rama, ishte që ai të hiqte dorë nga çorapet e kuqe dhe të martohej. 

Batutat e Ramës dhe Majkos: 

Edi Rama: Kartën e parë me këmbë të mbare e jep Pandi, se Pandi gjithmonë ka pasur këmbë të mbarë. Ndonjëri dhe i ka humbur rrugës, por disa…

Pandeli Majko: Unë dua të bëj një ndryshim nga herët e tjera, dua që kartën ta jap një nga protagonistet e partisë…

Edi Rama: Kur u bëra kryetari i partisë me Pandin ishim kështu, jo në luftë, por në distancë luftarake. Se Pandi nuk donte që të bëhesha unë kryetar partie që të jemi të qartë, se ju nuk e dini historinë, dhe unë u bëra. Mirëpo Pandi u zgjodh sekretar i përgjithshëm. Mirëpo Pandi nuk e kishte gëlltitur dot këtë punë.

Unë  shkova tek zyra e Pandit dhe i thash “vajti si vajti kjo u bënë, ti nuk më deshe, por ja  ku me kë unë këtu jam”. Më pa dhe në tha “ti hiqi çorapet e kuqe, martohu dhe me mua je në rregull”. E donte kryetarin e partisë të martuar. 

    No videos found.