Gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës, kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe opozitën shqiptare, si një faktor që për interesa partiake, dëmton imazhin e vendit tonë tek të huajt. Rama tha se Shqipërisë i vjen e keqja nga vetë shqiptarët, duke ju referuar lobimeve të opozitës në takimet me ndërkombëtare, që përhap për vendin një imazh të zi! Rama tha se sa herë e kanë bërë këtë, i ka mbulur me turp historia.
"Nuk ka asgjë më të rrezikshme dhe penguese për shqiptarët, sesa kur i dalin përballë shqiptarët. Historia e shqiptarëve që i kundërvihen shqiptarëve, jo për vendin as për flamurin por për hesapet e vogla të katundit. Shqiptarët kundër shqiptarëve këtu kanë krijuar një ide dhe e kanë shpërndarë dhe përtej kufijve se në Shqipëri paskan pushtuar parlamenti kriminelët. Kjo në fakt është koha kur qeveria e Shqipërisë ka 50 % gra, kur në parlamentin e Shqipërisë ka më shumë gra seç ka pasur kurrë ndonjëherë, në këshillat bashkiakë, ka 590 % dhe 50 % burra.
Pra kjo është koha kur varet se cili kënd vendos ta shohësh vendin tënd dhe sa e vret mendjen për vendin tënd, kur në gjuhë të huaj e kthen vendin mish për top për hesapet e tua, sa herë shqiptarët e kanë bërë këtë, i ka mbuluar me turp historia", u shpreh shefi i mazhorancës.
Rama theksoi edhe një herë se synimi i qeverisë është për të vazhduar punën para, për të ndërtuar një sistem drejtësie që lufton korrupsion dhe kthen besimin e qytetarëve.
"Sot na duhet të vazhdojmë të ecim në rrugën që kemi nisur, se po flasim për shtetbërje. Kujt dhe kur i ka shkuar në mend se në Shqipëri ata që e kanë mbajtur drejtësinë si pronë private do të jepnin një ditë llogari. Prokurorët e niveleve më të larta sot janë jashtë dritësisë. Asnjë shqiptar nuk do ketë paqe deri kur të shohë politikanët përpara drejtësisë. Kjo është koha për të ndërtuar një sistem drejtësie si në çdo vend. Si luftohet korrupsioni veçse duke u përpjekur me një sistem drejtësie që i bëhet korrupsionit armik i betuar
Sot Shqipëria është më mirë se në samitin e parë. Në këto dy vite, ka ndodhur ç'rrënjosja e plantacioneve të kanabisit që nuk erdhën me mua por i gjeta aty. Lazarati ka qenë aty. Ju mund të mos e dini Burrelin apo Cërrikun, por tre emra i njohin të gjithë, Tiranën, Vlorën dhe Lazaratin", përfundoi kryeministri Edi Rama.