KUKËS- Vitin tjetër zbret avioni i parë në aeroportin loë Cost të Kukësit! Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të punimeve, i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku Safet Gjici. Gjatë isnpekimeve, Rama nuk i ka kursyer shakatë me "londinezët" e Kukësit, siç ai i quan.
"Vdes për londinezët e Kukësi, t'i sjell këtu tak. Të ma lënë nënë rehat, s'ka nevojë që të më quajnë hero", tha Rama duke shkaktuar të qeshura.