Batuta e Ramës: Po ju mori malli...më keni në frigorifer

16 Shtator 2019, 12:26

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në inagurimin e shkollës “Servete Maçi” në Tiranë e ka
mbyllur fjalimin e tij me një batutë, që ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

Rama duke dashur të mos zgjatej më në fjalimin e tij ka thënë se këdo që ta marri malli për të do ta gjejë edhe në 'frigorifer', pasi sipas tij në televizion është që është.

“Unë s’po flas më shumë më, ndërkohë që po ju mori malli do me keni në frigorifer në vijim, se ne televizor po e po, nuk diskutohet”, tha Rama duke qeshur.

    No videos found.