Batutat/ Leh qeni i shtëpisë, Rama në Farkë: E paskeni një analist, ju jep komentet e ditës

16 Dhjetor 2020, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2020-12-16 13:00:31

Në vizitën që zhvilloi sot në Farkë, ku së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Veliaj i dorëzoi çelësat e shtëpive të rindërtuara 4 familjeve në Farkë, kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me njërin prej banorëve.

Teksa futej në shtëpinë e rindërtuar kryeministri Edi Rama qeni i një familjeje po lehte dhe Rama e ka auajtur “analist”.

"E paskeni një analist në shtëpi, ju jep komentet e ditës", tha Rama. Ndërkohë që Kryefamiljari iu përgjigj se "na lë edhe natën pa gjumë".