Batutat në Sarandë - Unë jam greke votoj Partinë Komuniste, je kryeministri që duam, Rama: Lëre ça jam unë

22 Qershor 2018, 14:02

Kryeministri Edi Rama në dëgjesën publike në Karahaxh të Sarandës, pas mesazheve politike drejtuar opozitës, ka vazhduar me turin për llogaridhënien. Në takimin e Ramës me pakicat kombëtare, banorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në raport me zyrtarët socialistë në qeverisjen lokale.

Një nga gratë e pranishme në dëgjesë, i ka thënë Ramës se ka probleme në doganë me zhbllokimin e produkteve doganore.

Replikat me qytetaren:

Qytetarja: Unë jam shtetase greke. Votoj për Partinë Komuniste në Shqipëri dhe Siriza në Greqi.

Rama: Më thuaj hallin që ke!

Qytetarja: Unë kam një biznes por më bllokojnë te dogana, kam dërguar edhe letër me dorë.

Rama: Të lutem, nuk ka nevojë për letër, te Shqipëriaqëduam.al. Edhe njëherë për shkak se letrat sorollaten ka 30 vjet kemi krijuar këtë sistem.

Qytetarja: Më pengon dogana e Sarandës...

Rama: Shkruaj te shqipëriaqëduam.al, vetëm tre minuta do harxhosh.

Qytetarja: Jeni Kryeministri që duam!

Rama: Lëre tani ça jam unë, ti voton për Partinë Komuniste, s’voton për mua!

    No videos found.