Bayern e Chelsea në çerekfinalet e Champions, shorti të premten në mesditë

18 Mars 2021, 15:29

Me Bayern Mynih dhe Chelsean plotësohen 8 ekipet e fazës çerekfinale të Champions League. Edhe mbrëmjen e djeshme të fundit për fazën e 1/8 nuk pati surpriza dhe më tej kaluan ekipet e forta. Pasi e kishte mundur 4-1 në ndeshjen e parë Bayern Mynih e mposhti sërish Lazion këtë herë në Gjermani me rezultatin 2-1. Bavarezët kaluan në avantazh me Leëandoëskin në minutën e 33-të që ktheu në gol një penallti. Vendasit dyfishuan me Choupo-Moting në minutën e 73-të ndërsa goli i nderit për Lazion u shënuan nga Parolo. Bayerni kampioni në fuqi kalon në çerekfinale. Ndërsa me eliminimin e Lazios të gjitha ekipet italiane mbeten jashtë çerekfinaleve të Champions gjë që ndodh për herë të parë që prej sezonit 2015-2016.