Bayern fiton edhe Superkupën e Europës, Milani në play-off, Tottenham shumë i fortë për Shkëndijën

25 Shtator 2020, 11:40

Tripleta nuk mjafton. Bayerni i Mynihut mposht 2-1 Sevillan pas kohëve shtesë dhe fiton edhe Superkupën e Europës për herë të dytë në histori.Katër trofe për bavarezët në 2020-tën.

Pas Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Championsit vjen edhe Superkupa e Europës. Në “Puskas Arena” përpara rreth 20 mijë tifozëve andaluzianëve nuk u mjafton  avantazhi dhe një pjesë e parë e mirë. Spanjollët morën epërsinë me golin e Ocampos me penallti në minutën e 13-të.

Goretzka firmosi barazimin që në pjesën e parë duke tundur rrjetën e fituesve të Europa League në minutën e 34-të. Ndeshja shkon në kohën shtesë dhe aty Javi Martinez shënon golin e fitores për skuadrën gjermane. Bayerni nuk ndalet më. 4 trofe në pak muaj për bavarezët dhe 35 fitore në 38 ndeshje të epokës Flick.

Pa Ibrahimovic i prekur me Covid Milani vuan por kualifikohet për në play-off të Europa League aty ku do të përballet me portugezët e Rio Ave. Në “San Siro” kuqezinjtë mposhtën 3-2 norvegjezët e Bodo/Glimt ku ai që shkëlqeu ishte turku Hakan Calhanoglu me dy gola. Një gol e shënoi edhe sulmuesi 18-vjeçar Colombo dhe skuadra e Piolit kalon më tej.

 Ndërkaq Tottenham i jep fund aventurës së Shkëndijës së Tetovës në Europa League. Ekipi i Mourinhos fitoi 3-1 në Shkup dhe kaloi në play-off. Ekipi shqiptar bëri një paraqitje dinjitoze pasi deri në minutën e 70-të ndeshja ishte në barazim 1-1 pas golave të Lamelës dhe Nafiut. Por më pas cilësia bëri diferencën dhe londinezët shënuan edhe dy herë me Son dhe Kane.

Përgatiti Andi Kapxhiu