Bayern i tregon Dortmund-it se kush është kampioni, Atletico 'shfryn' me debutuesit e Cadiz

8 Nëntor 2020, 12:00

Bayern Mynchen të shtunën në mbrëmje i ka treguar Dortmund-it përse ata janë kampionët në fuqi të Gjermanisë dhe më tej të Europës. Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick ka fituar 2-3 supersfidën klasike me verdhezinjtë në Sigal Iduna Park, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të Bundesligës.