Bayern Mynchen i përgjigjet Borusia Dortmund, Flick: Jam i kënaqur me lojtarët, kompliementa për rezultatin

18 Maj 2020, 12:50

Bayern Mynchen e ka rinisur Bundesligën pikërisht aty ku e mbylli dy muaj e 9 ditë më parë. Bavarezët e drejtuar nga Hansi Flick fituan me shifrat e pastra 0-2 kundër Union Berlinit në javën e 26 të Bundesligës, e cila u rikthye të shtunën pas ndërprerjes nga koronavirusi. Një rezultat identik me atë para COVID-19, pasi në javën e 25 Bayern Mynchen mposhti 2-0 Augsburgun.

Gjithsesi në ndeshjen e ditës së dielë ishte i përhershmi Robert Lewandowski që në minutën e 40 zhbllokoi rezultatin. Nga pika e bardhë e penalltisë polaku u tregua i saktë megjithëse portieri vendasi i kuptoi krahun. Për të parë golin e dytë që ishte edhe i qetësisë për Bayern Mynchen duhet të vinte minuta e 80 ku Benjamin Pavard dërgoi në rrjetë një top të krosuar nga Kirmich.