Baza Ajrore e Farkës mbush 52 vjeç, video nga misionet e shpëtimit me helikopter

6 Dhjetor 2019, 20:53

Dita e sotme përkon me 52-vjetorin e krijimin e Bazës Ajrore të Farkës. Sot kjo bazë ajrore është në prag të modernizimit me helikopterët 'Black Hawk'.

Qeveria shqiptare gjatë verës së këtij viti ka finalizuar marrëveshjen me SHBA-të për helikopterët Black Haëk. Lajmin në të kohë e dha vetë kryeministri Rama që u shpreh se 'Është finalizuar marrëveshja dypalëshe për marrjen e helikopterëve Black Hawk ka një sërë elementësh me rëndësi. I falenderoj FA-të për angazhimin".

Ndërkohë ministrja Olta Xhaçka me anë të një statusit në rrjetet sociale shkruan se forcat ajrore po u shërbejnë qytetarëve  dhe kombit shqiptarë në çastet më kritike.

"Për mbi gjysmë shekulli, pilotët, teknikët dhe helikopterët e Bazës Ajrore Farkë u shërbejnë qytetarëve dhe kombit shqiptar, shpesh në çastet më kritike.

52-vjetori i krijimit e gjen Bazën Ajrore të Farkës në prag të modernizimit me helikopterët Black Hawk, duke u bërë më operacionale edhe në misionet ndërkombëtare."