BE nuk rihap kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik! LISTA E vendeve që do lejohen, do rishikohet pas 2 javësh! Rama: Vendim politik

30 Qershor 2020, 17:49

TIRANË- Bashkimi Europian ka vendosur që të mos rihapë kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik, siç ishte paralajmëruar më herët. Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria. Në këtë listë, nga vendet e Ballkanit është Mali i Zi dhe Serbia. Megjithatë, në dokumentin që Shqiptarja.com disponon saktësohet se në varësi të ecurisë së pandemisë, lista do të rishikohet pas dy javësh, më 15 korrik. Megjithatë, nga kjo listë do të përjashtohen tre kategori.