Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka përditësuar dje të dhënat rekomanduese për hapjen e kufijve ku bie në sy prirja në rritje e rasteve ditore.
Duke iu referuar numrit të të infektuarve, mesatarja e 14 ditëve të fundit në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian ka qenë 16 të infektuar për çdo 100 mijë banorë – dy javë më parë, më 15 korrik, kjo mesatare ishte 13 të infektuar/100 mijë banorë.
